Gjatë ditës së sotme Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Fatos Reka, e ka vizituar shtëpinë prestigjioze botuse në hapësirat mbarëshqiptare me seli në Shkup “Logos-A”.
Me këtë rast në zyrat e Logos-A, Shkëlqesinë e tij, Rekën e ka mirëpritur z. Adnan Ismaili.
Ismaili dhe Reka në këtë takim miqësor kanë folur për bashkëpunimin e ndërsjelltë në fushën e artit dhe kulturës, dy shtylla këto shumë të rëndësishme sipas tyre për shqiptarët në përgjithësi.
Ismaili poashtu i ka dhuruar disa libra ambasadorit shqiptar Reka, si shenjë mirënjohje për kontributin e tij në avancimin kulturor.
Reka dhe Ismaili theksuan se këto takime do të jenë më intenzive në të ardhmen për të bashkëpunuar më ngushtë me motivacion – promovimin e leximit.