Foto e Instagramit çoi në pranga adoleshentët, që shisnin drogë në Elbasan

Një histori banale e nisur në rrjetet sociale përfundoi me një gjobëvënie të majme për një të ri nga Elbasani. Megjithatë, ndërhyrja e forcave të rendit ka çuar në pranga tre persona.

 


Një operacion i koduar “Postimi” çoi në pranga shtetasit, Dervish Rusta, 23 vjeç, Elidon Bosco (Sulollari), 25 vjeç dhe Françesko Çengeli 26 vjeç, të tre banues në qytetin e Elbasanit. Policia tha se këta shtetas i kanë marrë me dhunë nëpërmjet kanosjes një shumë të konsiderueshme parash një të riu nga Belshi. Madje, i riu që është marrë peng është dhunuar nga tre të rinjtë dhe shkak është bërë postimi i fotos së automjetit të Dervish Rustës në rrjetet sociale, i cili kishte njohje me 20-vjeçarin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën prej 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social ‘Instagram’, automjetin e shtetasit Dervish Rusta”, sqaroi Policia.

E gjitha ngjarja është regjistruar brenda një hoteli në Elbasan dhe për këtë arsye në telashe ligjore kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të akuzuar për mos kallëzim krimi. “Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici”, thuhet më tej.

Operacioni i Policisë së Elbasanit i nisur pas denoncimit të 20-vjeçarit nga Belshi zbuloi edhe një bazë për shitjen e lëndëve narkotike. Droga e gjetur në banesën e Dervish Rusta, do të rëndojnë pozitat ligjore të tij përpara gjykatës. Krahas lëndëve narkotike, u gjetën edhe peshore elektronike dhe madje edhe një radio marrëse-dhënëse, çka do të thotë se bëhet fjalë për një bazë të vërtetë të drogës. “Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrësedhënëse dhe 2 automjete”, tha Policia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme