Vetëvendosje e ka cilësuar përqafimin e Ramës me Kurtin jo si vëllazëror, por si njw grusht.
Kryetari i LVV në Tiranë, Boiken Abazi thotë se grushti i Ramës erdhi menjëherë pas përqafimit, në intervistën e dhënë për mediat serbe.
Ai thekson se Rama ka goditur tashmë nisëm ne qeverisë Kurti për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.
Reagimi nga LVV Tirane:
Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.
Dhe grushti erdhi menjëherë pas ‘përqafimit’, në intervistën për ‘Euronews Serbia’, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.