FOTO e Ramës me Kurtin/ Vetëvendosje: Nuk ishte përqafim vëllazëror, por grusht

Vetëvendosje e ka cilësuar përqafimin e Ramës me Kurtin jo si vëllazëror, por si njw grusht.

Kryetari i LVV në Tiranë, Boiken Abazi thotë se grushti i Ramës erdhi menjëherë pas përqafimit, në intervistën e dhënë për mediat serbe.

Ai thekson se Rama ka goditur tashmë nisëm ne qeverisë Kurti për të paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Ndërkohë Abazi sqaron se Kurti në Tiranë nuk kishte ardhur për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar.

Reagimi nga LVV Tirane:

Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.

Dhe grushti erdhi menjëherë pas ‘përqafimit’, në intervistën për ‘Euronews Serbia’, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme