Kompania që po kryen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë ka hasur në 23 predha luftarake gjatë gërmimeve në rrugë.
Lajmi bëhet i ditur nga ARRSH, e cila konfirmon se pas gjetjes së predhave është njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe skuadrat e xhenios që do të merren me transportin e tyre dhe shpërthimin e kontrolluar diku tjetër.
Njoftimi i Autoritetit Rrugor:
Sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve
u zbuluan disa mjete luftarake. Menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës



