FOTO/ Grabiti 20 mln lekë nga “FiBank”, por u arrestua nga policia! Ky është autori, 58-vjeçari Bardhyl Fusha

Personi në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i cili dështoi të grabiste filialin e FiBank në Tiranë. Ngjarja u raportua paraditen e kësaj të enjteje (12 shkurt) në zonën e ish parkut të autobusëve, ku autori i fut në bankë i armatosur, duke marrë shumën prej 20 mln lekësh të vjetra, por nuk mundi të largohej pasi u kap nga policia.


Bardhyl Fusha, autori i grabitjes

58-vjeçari u fut në ambientet e bankës me një çantë, brenda së cilës kishte një armë kallashnikov.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Menjëherë te arka ka arritur që të marrë shumën e parave prej 20 milionë lekë të vjetra.

Leket e grabitura dhe momenti kur policia arreston autorin

Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë, e cila ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë i është sekuestruar çanta e krahut ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku ndodhej arma e zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme