Ky është Klement Islami, 40 vjeçari i cili ka shtyrë babain e tij, Huso Islami, 69 vjeç, pasi ky i fundit vrau më herët bashkëshorten e tij, 66 vjeçe, me sëpatë.
Krimi i dyfishtë në familje ka tronditur Konispolin mëngjesin e sotëm, pasi fillimisht i moshuari Huso Islami, për motive të dobëta, arriti të vriste më sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeç.
Më pas, policia njofton se i moshuari është konfliktuar me djalin e tij, Klement Isufi, 40 vjeç. Ky I fundit e shtyn të atin nga shkallët.
69 vjeçari ka ndërruar jetë qe në vendngjarje.
Sakaq, 40 vjeçari, Klement Isufi, ëshët arrestuar nga uniformat blu.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.
Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.