FOTO/ Ja çfarë ka mbetur nga spitali i djegur në Tetovë ku humbën jetën 14 persona. Gjithçka e shkrumbuar

Fotot që po shikoni tregojnë se çfarë ka mbetur në zonën ku ndodhet spitali modulor në Tetovë pas shkrumbimit të tij. Godina shihet se është totalisht e shkrumbuar nga zjarri bashkë me shtretërit dhe çod pajisje tjetër që ndodhej brenda spitalit.

Përveç godinës moduolare, jashtë saj shihet se janë edhe makina të djegura, të cilat në momentin që ra zjarri ndodheshin të parkuara aty pranë. Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar nga flakët dhe janë dërguar në spitalin e Shkupit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të 26 personat që ndodheshin në godinë janë pacientë të shtruar me Covid-19 dhe asnjë prej tyre nuk ishte punonjës shëndetësor. Vijon puna për identifikimin e viktimave, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë zbardhur ende.

g.kosovari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme