FOTO/ Ka kontaminuar zonën me mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit dhe i pezullon aktivitetin “Bankers Petrolium”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me vlerën 2 000 000  lekë kompaninë “Bankers Petrolium Albania LTD”  si dhe është pezulluar aktiviteti.


Në njoftimin e IKMT bëhet e ditur se pas kontrollit është konstatuar se subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejës së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.

Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet  e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën. Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti”, thuhet në

njoftimin e IKMT-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme