Pavarësisht nga premtimet e autoriteteve shqiptare se ato greke nuk kanë folur fare, situate në Kakavijë është rënduar edhe më shumë gjatë orëve të natës së mbrëmshme duke e gjetur varganin e makinave këtë mëngjes edhe më të gjatë.
Gjatë natës është shtuar edhe më shumë radha kilometrike e mjeteve dhe mijëra qytetareve që presin të kthehen në Greqi pasi kanë qenë me pushime ose kanë vizituar të afërmit e tyre në Shqipëri. Mësohet se pala greke ka punuar deri në orën 22.00 dhe pas kësaj ka mbyllur çdo veprim.
Kjo ka qenë arsyeja që mëngjesin e sotëm karvani i automjeteve gati është dyfishuar duke shkuar deri në 25 kilometra afër fshatit Grapsh.
© SYRI.net