FOTO/ Katastrofë humanitare, karvani i makinave në Kakavijë shkon 25 kilometra

Pavarësisht nga premtimet e autoriteteve shqiptare se ato greke nuk kanë folur fare, situate në Kakavijë është rënduar edhe më shumë gjatë orëve të natës së mbrëmshme duke e gjetur varganin e makinave këtë mëngjes edhe më të gjatë.

Gjatë natës është shtuar edhe më shumë radha kilometrike e mjeteve dhe mijëra qytetareve që presin të kthehen në Greqi pasi kanë qenë me pushime ose kanë vizituar të afërmit e tyre në Shqipëri. Mësohet se pala greke ka punuar deri në orën 22.00 dhe pas kësaj ka mbyllur çdo veprim.

Kjo ka qenë arsyeja që mëngjesin e sotëm karvani i automjeteve gati është dyfishuar duke shkuar deri në 25 kilometra afër fshatit Grapsh.

Ndërkohë që situate është shndërruar me shpejtësi në një katastrofë humanitare, ende nuk duket ndonjë zgjidhje e afërt,  as nga shteti grek dhe as nga autoritet tona.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme