Fluksi i mërgimtarëve kësaj here për tu kthyer nga pushimet që kishin në vendlindje, ka krijuar përsëri kolona të gjata pritjeje në pikat kufitare. Për momentin në kufirin Maqedoni-Serbi presin rreth 30 autobusë dhe 5 kolona të gjata me vetura. Sipas pasagjerëve të cilët kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë, pritjet me autobus zgjasin deri në 6 orë, ndërsa veturat deri ne 3 orë.