FOTO/ Ky ishte shënjestra e atentatit në Memaliaj! Gjenden armë zjarri në automjetin e djegur! Dyshimet e para

Janë zbuluar detaje të reja të rëndësishme nga atentati i një natë më parë (20 korrik), në lokalin e K.Kalemi, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi 74 vjeç, klienti Marsel Çela 47 vjeç dhe kamarieri Gledio Muka 36 vjeç.  I plagosur mbeti edhe vëllai i 74-vjeçarit, Artur Kalemi 57 vjeç. Mësohet se në mjetin tip “BMW”, që u gjet e djegur këtë mëngjes në fshatin Bejaj të Mallakastrës u konstatuan armë zjarri.


Këto armë mendohen të jenë përdorur përgjatë atentatit, por mbetet për t’u verifikuar më tej nga uniformat blu.

Sakaq, është siguruar fotoja e Shyqyriu Kalemi, shënjestrës për shkak të së cilit ndodhi atentati i trefishtë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme