Fuknsionari i BDI-së Bujar Osmani duke dashur që ta paraqes një vjetorin nga vizita e Papa Francisko në Shkup, në profilin e tij në tuitter ka publikuar një fotografi duke u përshëndetur me papën, transmeton Almakos.
Dhe kjo gjë do të ishte në rregull deri në momentin e gjetjes së fotografisë origjinale ku shikohet se Bujar Osmani nuk ka qenë vet në fotografi derisa e ka përshëndetur Papën.
Dukshëm zëvendës kryeministri ka intervenuar në fotografinë origjinale dhe i ka fshirë të gjithë njerëzit rreth tij, që të duket se është duke u përshëndetur vet me Papën.
Nuk duhet që të jeni amator për ta parë fotomontazhin e keq të Bujar Osmanit. Fotografia është e prerë në mënyrë jo profesionale, deri në atë shkallë që koka e zëvendës kryeministrit ka ngel e paprerë dhe veshi i njërit prej pjesëmarrësve, dhe fotografia është bërë ende më komike me atë që në prapavijën e Osmanit shikohet veshi i tretë.
Rrjetet sociale sot kanë vërshuar nga komentet dhe përqeshjet për montazhin e keq të Osmanit me Papën.
Po bëhen montazhe të reja të këqija të zëvendës kryeministrit të fotografuar me yje të Hollivudit, ndërsa një pjesë e qytetarëve e kanë ftuar Bujar Osmanin që të regjistrohet në një kurs për fotoshop që në të ardhmen të mos bëje gabime të këtilla. /Almakos/