FOTO/Lulzim Basha me bashkëshorten nga universiteti i Holandës: Të vendosur për krijimin e standardeve europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ndodhet në Holandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit Utrehtit ku kanë studiuar së bashku.


Basha ka ndarë një foto nga eventi, teksa shkruan se është mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës, duke shtuar se është i vendosur për krijimin e standardeve europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë.

Basha dhe Aurela kanë ndjekur studimet e plota dhe janë diplomuar në Universitetin e Utrecht, në Holandë. Pas studimeve Basha ka punuar për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Misionin e OKB-së në Kosovë, derisa vendosi të kthehet në Shqipëri dhe të angazhohej në politikë.

Postimi i kreut të PD:

https://www.facebook.com/share/p/jrxghbyuqMCix1px/?mibextid=WC7FNe

“Përherë emocionues dhe i bukur rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrechtit në mbrëmjen tradicionale të Rektorit bashkë me ish-studentë dhe profesorë. Mirënjohës për kohët e arta të studimeve në këtë tempull të dijes dhe shkencës – i vendosur të krijojmë standarte europiane për studentët dhe pedagogët shqiptarë”-shkruan ai në postimin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme