Prekazi dhe varrezat e Jasharajve kanë pritur një numër të madh vizitorësh në ditët që po shënohet “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”
Pothuajse të gjithë liderët politik kanë vizituar dje dhe sot Prekazin, duke shprehur nderime e përkulje për familjen Jashari.
Por një delegacion me më shumë pjesëmarrës se sa zakonisht e ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje.
Fotografia e publikuar nga vizita e tyre në varrezat e Jasharajve, tregon për numrin e madh të anëtarëve e strukturave të kësaj partie që ishin tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
“Prekaz, 6 Mars 2018
Aty ku e ka farën Liria.
Aty ku nuk ulet kurrë flamuri shqiptar.” është mbishkrimi që deputeti i VV-së Rexhep Selimi i ka vënë fotografisë së publikuar nga Prekazi.
Ndërsa lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se “Historia nuk dorëzohet. Sepse ajo nuk ka pronar. Dhe, ajo reziston suksesshëm.”
Nderimi e respekti për familjen Jashari janë në fjalimet e gjithsecilit që viziton këtë vend.
Të tilla ishin edhe fjalimet e përfaqësueseve të VV-së/GazetaBlic/