Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Prrenjas, ku një makinë tip “Benz” është përplasur me një autobus me targa greke.
Për fat të mirë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë që sot më herët gjatë ditës, dy aksidente raportohet se kanë ndodhur. Njëri në Sarandë, ku një makinë humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese, si pasojë dy të rinj mbetën të plagosur.
Ndërsa në Shëngjin, një fuoristradë doli nga rruga, duke u përplasur me mbrojtëset anësore dhe shtyllën e ndriçimit.




