FOTO/ Me pranga në duar, Klodian Rrjepaj ‘braktis’ ambientet e paraburgimit, paraqitet në Kuvend për të dëshmuar në Komision Hetimor për koncesionet në shëndetësi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ka dalë nga ambientet e paraburgimit ditën e sotme në mënyrë që të japë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.


“Kam ardhur këtu me avokatin tim, Dritan Amitaj”, tha Rjepaj në Komision.

Ka qenë SPAK ajo që i dha leje Rrjepajt të lërë qelinë dhe të paraqitet fizikisht në komision, por me pranga në duar.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

Në pyetje do të merren gjithashtu dhe dy anëtarë të komisionit që shpallën fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.

Këta të dy janë me masë sigurimi ‘detyrim paraqitjeje’, për të cilët sërish SPAK ka dhënë leje që ata të pyetën nga deputetët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme