FOTO/ Mjafton një rezervuar për të kuptuar se çfarë shteti e pushteti kemi!

Nga Mentor Kikia

Pamjet nga shtrati i një rezervuari në Lushnje, ku tonelata peshk mbetën në baltë, u përhapën rrufeshëm dje nga media dhe rrjetet sociale.

Sot në rezevruar mbërritën forcat e ushtrisë, kamionë dhe mjeve të tjera si dhe dy ministra, ai i bujqësisë dhe Ministri i Mbrojtjes. Duhet mbledhur peshku dhe duhet groposur që të mos qeblet dynjaja.

Çfarë ka ndodhur? Asgjë fare!

Do të bëhet rikonstruksioni i portës së shkarkimit të rezervuarit, që as mbyllej plotësisht, për të dhe ruajtur ujin, as hapej plotësisht kur duhej të shkakonte në raste emergjence. Për këtë arsye duhet shkarkuar uji që të bëhen punime. Një gjë që duhet bërë me të gjithë liqenet/ujëmbledhësat, të cilët për shkak të mos mirambajtjes sot rezervojnë vetëm 50% të kapacitetit të tyre real.

Por…

Rezevruari ishte dhënë dikujt për të kultivuar peshk. Bashkia e ka lajmëruar se do të shkarkohet uji, por ai nuk ka patur ku të çojë peshkun. Ndësa bëhej shkakrimi, ai ka hedhur një rrjetë që të mbajë peshkun. Rrjeta ka bllokuar tubin e shkarkimit të ujit. Rrjetën tani e ka mbuluar balta dhe ka ngecur në llucë me gjithë peshk. Uji nuk shkarkohet i gjithi dhe kamionët nuk futen dot në llucë. Bashkia ka vetëm 2 punëtorë me lopatë. Vjen ushtria me gjeneralët të nxjerrin rrjetën, që të ikë uji, që të ngordhë peshku dhe të groposet që të shmanget ndotja, që të thahet balta dhe të bëhet riparimi i portës…

Çfarë situate!

-Porta e digës vite pa mirëmbajtje.

-Rezervuari jepet me qera për peshak, pa asnjë kriter e përgjegjësi. (Dikush, në një kronikë televizive thoshte se ai që e ka marë për peshk, nuk paguan as taksa fare)

-Hapen portat pa studim, pa llogaritur çdo bëhet me peshkun në basen.

Dhe në fund vjen ushtria. Mungon NATO.

Në çdo vend të botës moderne këtë punë e bën amdinistrata e njësisë administrative, ju Forcat e Armatosura.

Ky është shteti. Shteti që duhet të ketë struktura ku çdo kush të bëjë punën e vet, çdo kush të ketë përgjegjësinë e vet.

Jo shtet rrumpallë!

The post FOTO/ Mjafton një rezervuar për të kuptuar se çfarë shteti e pushteti kemi! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme