Është zhvilluar në ditën e 87-të protesta qytetare para Kryeministrisë, ku për gati 3 muaj kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën edhe fjalimet e protestuesve.
Gjatë protestës, profesori Lush Susaj dha një mesazh të fortë, duke u bërë thirrje studentëve, pedagogëve dhe mësuesve që në shtator të ngrihen në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai e cilësoi “Paktin për Universitetin” si një mashtrim nga qeveria.
Dita e 87-të e Protestës. 25 Gusht 2026
Si pasojë e keqqeverisjes, protestuesit theksuan se e vetmja shpresë për rininë është emigrimi, ndërsa kërkuan që shteti të mbajë përgjegjësi për popullin e vet dhe vendin që drejton.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit rinisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës.
Dita e 87-të e Protestës. 25 Gusht 2026
Protesta u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit, ndërsa qytetarët u shprehën të vendosur se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre.
Protesta u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit, ndërsa qytetarët u shprehën të vendosur se nuk do të tërhiqen nga qëndresa e tyre.
Dita e 87-të e Protestës. 25 Gusht 2026
Në përfundim, protestuesit deklaruan se do të vijojnë protestat deri në largimin e qeverisë dhe rikthimin e lirisë dhe demokracisë në vend.
Dita e 87-të e Protestës. 25 Gusht 2026
Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vazhdim, ndërsa mesazhi i përcjellë nga qytetarët mbetet i njëjtë: Rama duhet të largohet.



