Në orët e pasditës ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Shipkovicë të Tetovës ku si pasojë e shembjes së murit kanë humbur jetën dy punëtorë të cilët kanë punuar në riparimin e murit, nga shembja e dheut që ndodhi pak ditë më parë.
Njëri nga viktimat është shtetas i Shqipërisë ndërsa tjetri shtetas i Maqedonisë. Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke tentuar të nxjerrin trupat nga gërmadhat.