FOTO/ “Nuk manovrova dot!”- Aksident në Lushnje, shoferi i “BMW” përplas një kalë! Përfundon në spital gruaja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë.


aksident lushnje kali (1)

Për shkak të përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç dëmit të madh tek kafsha, BMW-ja ka pësuar dëme të mëdha materiale.

aksident lushnje kali (2)

Ky aks rrugor nacional, që lidh Lushnjen me Grabjanin dhe Çermën, është veçanërisht i rrezikshëm në kushtet e errësirës.

Në të dyja anët e rrugës ka barriera hekurash, por ato nuk e pengojnë kalimin e kafshëve, duke krijuar rrezik të lartë për aksidente.

aksident lushnje kali (3)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme