FOTO/ Pamjet nga aksidenti tronditës me një të vdekur, ja dy pistat e hetimit

Një viktimë dhe një i plagosur!

Ky është bilanici i aksidentit rrugor të ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në autostradën Fushë Krujë–Thumanë.

 Një automjet tip “Benz” humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën anësore metalike. Si pasojë e goditjes së fortë humbi jetën në vend pasagjeri Luan Dukaj, 50-vjeç ndërsa mori plagë të shumta në trup shoferi 34-vjeçar i mjetit, Julian Koçaj.

I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme