Mediat britanike kanë publikuar disa foto nga operacioni i shpëtimit në Kanalin Anglez, pas raportimeve se një gomone me emigrantë është mbytur.
Të dhënat mbeten ende të paqarta. Mediat britanike flasin për të paktën tre viktima deri më tani. Të tjera media shkruajnë se janë 43 persona të shpëtuar nga ky horror në ujë.
Fotot e gomones nuk kanë nevojë për shumë koment.
Kujtojmë se shqiptarët mbajnë numrin më të lartë të personave që kalojnë me gomone përmes Kanalit Anglez. Të paktën 12 mijë shqiptarë kanë kaluar me gomone nga janari deri në shtator, ndërkohë që fluksi nuk është ndalur as në këto ditë të ftohta.
Ende nuk dihet kombësia e personave që ishin në gomone. Operacioni vazhdon.
© SYRI.net