Ish-shefi i kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal është paraqitur dje në gjykatën e qarkut të Manhatan në New York për tu njohur me çështjen ndaj tij dhe provat në lidhje me dosjen ‘ruse’.
Por rrugëtimi i mikut të Edi Ramës, me të cilin kanë edhe një tjetër çështje, atë të distriktit të Kolumbias në Uashington, nuk ka qenë i qetë.
McGonigal i cili akuzohet për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, mik i Vladimir Putin, është pritur me protesta pranë gjykatës së Manhatan.
Nga ana tjetër në Distriktin e Kolumbias në Uashington, Charles McGonigal ka një tjetër dosje hetimore, ku është i përfshirë edhe Edi Rama.
Edi Rama akuzohet se ka korruptuar Charles McGonigal, në kohën kur ky i fundit mbante detyrën e shefit të kundërzbulimit në FBI-në e New York dhe i ka kërkuar që të hapë çështje ndaj Partisë Demokratike në Shqipëri, me qëllim goditjen e saj para zgjedhjeve.
© SYRI.net