Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë, tani rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake dhe deklaratave nga familjarët e të miturës, ata kanë thënë se me autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje, pasi mes tyre kishte marrëdhënie korrekte.
Po ashtu, burime bëjnë me dije se banesat e autorit të dyshuar dhe të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që ajo të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim dhe pas vizitës, u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Mësohet se i moshuari, Rushan Selko, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
Familjarët e 12-vjeçares janë shprehur jashtë kamerave që presin që drejtësia të bëjë punën e saj, teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.



