(FOTO) Plaku nga Reçica e Vogël: Zot, ma mundëso t’i shoh ditët kur Tetova do të udhëhiqet nga profesionistë të ndershëm

Kandidati i Lëvizjes BESA, për komunën e Tetovës, kryetari Bilall Kasami dhe bartësi i listës për këshilltarë, Husein Reka janë pritur me entuiziazëm dhe dashamirësi në Reçicë të vogël dhe në lagjen “Teqe” të komunës së Tetovës. Të lënë në harresën e autoriteteve komunale, banorët e këtyre lagjeve pasi që kanë dëgjuar zotimet si dhe vizuelisht kanë parë projektet e përgatitura nga përfaqësuesit e lartë të Lëvizjes BESA, janë shfaqur optimistë se më në fund në garën për të parin e komunës së Tetovës janë duke garuar edhe profesionistë që para së gjithash për qëllim kanë mirëqenien e popullatës.
Përndryshe, thuajse në të gjitha lagjet e Tetovës me rrethinë gjendja infrastrukturore është e rëndë. Mungojnë parakushtet elementare siç janë rrugët, uji, kanalizimi, ndërsa që të gjitha këto kanë mbetur peng i qeverisjes komunale.
Kryetari Kasami dhe bartësi Reka kanë premtuar plane konkrete, ndërsa në mesin e të pranishmëve, një person i moshuar i është drejtuar kryetarit me fjalët: Dhashtë Zoti që t’i mbërrijë ditët kur njerëz si ju, profesionistë dhe me biografi të pastër, do të udhëheqin jo vetëm me Tetovën por me gjithë vendin. ./Sakte.net






më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme