FOTO/ Policia britanike i gjen tufat me sterlina shqiptarit me 8 emra

Një shqiptar, që përdorte tetë emra të ndryshëm, pritet të deportohet së shpejti. Kështu bëjnë të ditur mediat britanike.

Edlir Ganoshi kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ishte një personazh i njohur për autoritetet pasi përdorte emra të ndryshëm.

32-vjeçarit iu gjetën dhjetëra-mijëra sterlina në cash në banesën ku jetonte.

Ganoshi ishte pjesë e një grupi kriminal që kontrollonte disa ferma kanabisi në mbarë vendin. Në total këto ferma u sillnin atyre një fitim prej 2 milionë sterlina në vit.

Këto ferma u zbuluan pas një operacioni që zgjati dhjetë muaj.

Ganoshi e drejtonte bandën së bashku me Elidjan Pashollarin dhe Arbër Ganoshin.

Në banesën e Edlir Ganoshit u gjetën të paktën 10 mijë sterlina në para të thata.

ImageImage

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme