Foto prekëse: Me trëndafil në dorë vajza i shkon te varri babait në trevjetorin e vdekjes

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

E pranë varrit të Astrit Deharit për të bërë homazhe ka shkuar edhe vajza e tij, e cila asnjëherë nuk mundi ta takojë babanë.

Kurse, babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu, falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Duke filluar nga ora 12:00 do mbahet marshi me moton: “Një popull për drejtësi”, pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes do të dhurohet gjak.

Ndërsa në Prizren, do të ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme