FOTO/ “Projekt korruptiv për ndërtimin e kullave”- Banorët i Durrësit rikthehen protestave për TID, akuza dhe kryebashkiakes Sako! Kërkojnë Komision Hetimor

Banorët që preken nga projekti TID i janë rikthyer protestave në qytetit e Durrësit.


Paraditen e sotme, ata kanë dalë përpara sheshit qendror, duke kërkuar pezullimin e këtij projekti që e cilësojnë korruptiv.

protesta durres

Sipas tyre, qëllimi i vërtetë është i kullave në zonë, ndërsa akuza janë ngritur edhe ndaj kryetares së bashkisë, Emiriana Sako, lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe transparencën e projektit.

Banorët kanë bërë të ditur se hapat e tyre të radhës përfshijnë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak, krijimin e një Forumi Këshillimor Vendor, si dhe firmosjen publike të një dokumenti drejtuar Albanian-American Development Foundation (AADF).

protesta durres1

Ndërkohë, më herët, familjet e prekura i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të projektit TID, në pritje të një rishikimi të plotë të tij dhe të ndikimit që ka mbi zonën historike dhe banorët aktualë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme