FOTO/ Rama braktis mocionin/ Spiropali dhe Manja entuziazmohen, opozita kërkon ndërprerjen e seancës

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm 45 minuta në seancën plenare ku po zhvillohet seanca e mocionit me debat për skandalin McGonigal. Ndonëse deputetët e opozitës kishin përgatitur secili një seri pyetjesh ndaj tij për mocionin e debatit, kreu i qeverisë është larguar duke shpërfillur sërish parlamentin.

Fill pasi dha sqarimet e tij, Rama ka ikur nga salla e Kuvendit, duke pohuar se nuk do të merrej më me sqarime të tilla për opozitën. Veprimi i tij i largimit demonstrativ nga seanca duket se entuziazmoi ministrat e Ramës, Elisa Spiropali dhe Ulsi Manja.

 Kjo duket nga fotot e agjencisë LSA.

Largimi i Ramës bëri që opozita të kërkojë ndërprerjen e seancës derisa të vijë sërish kryeministri. Luçiano Boçi tha se fjalimi i sotëm i Ramës ishte një frymëzim personal i tij, si një hartim i shkollës së mesme.

“Zonja kryetare, ju në fillim të seancës deklaruat që kemi bashkur tre çështje bashkë për një temë që ishte debati, interpelanca dhe parashtrimi i pyetjeve.

Rregullorja e Kuvendit në nenin 95 për pyetjet e përcakton qartë sesi bëhet seanca e pyetjeve, dhe i pranishëm duhet të jetë kryeministri këtu, dhe për mocionin me debat, se debati nuk është monolog, është debat. Ka palë. Duhet të ishte kryeministri këtu, dhe për interpelancën duhet të ishte kryeministri këtu. Seanca e pyetjeve ka rregullat e veta dhe neni 95 e përcakton qartë. Dorëzohet me shkrim, çdo deputet e paraqet pyetjen e tij me argumenta dy minuta, dhe është kryeministri ai që jep përgjigjen.

Ju lutem shumë, ndërpriteni seancën deri në momentin që të vijë kryeministri. Nuk është normalitet në anormalitet, sepse u bashkuat bashkë, bravo ju qoftë! Por tani çfarë po bëni ju, show? Gallatë? Gallatë me tre çështje dhe iniciativa të rëndësishme? Për interpelancën e dini shumë mirë ju që duhet të jetë vetë kryeminstri pas fjalës 20 minuta, dhe parashtrimit 7 minuta. Si mund të vazhdojë kjo seancë false dhe show”, tha Boçi.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme