FOTO/ “Shatërvan” pranë Universitetit të Elbasanit, shpërthejnë sërish tubacionet e reja të ujësjellësit

Një situatë shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksabdër Xhuvani” , ku kanë shpërthyer sërish tubacionet e reja të ujit të pijshëm, të shtruara nga ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”.


uje elbasan

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një sasi të madhe uji që del me presion të lartë, duke krijuar një pamje të ngjashme me shatërvan, ndërsa rruga është mbuluar nga ujërat që rrjedhin pa kontroll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe, sipas banorëve të zonës, deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë ekip teknik nga ujësjellësi për të ndërhyrë.

Screenshot 2025-11-08 203623

Banorët e lagjes “Haxhia” shprehen të revoltuar, pasi kjo është hera e tretë që tubacionet e reja shpërthejnë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Ata theksojnë se kanë bërë disa herë ankesa pranë institucioneve përkatëse, por pa marrë zgjidhje konkrete, ndërsa punimet e kryera sipas banorëve lënë për të dëshiruar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme