Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele pranë kryeqytetit, më specifikisht në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se një automjet tip “Audi A8 L” është kthyer përmbys në autostradë, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por pritet një njoftim zyrtar nga policia./GSH



