FOTO/ Sherri në KZAZ-në 30 në Kashar, Celibashi shkon për monitorim! ‘Kapen’ shuma parash në një makinë brenda rrethimit të shkollës ku numërohen votat

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, ka shkuar për monitorim në KZAZ-në 30 në zonë e Kasharit, ku ditën e sotme u dhunua një nga sekretarët.


Gjithashtu, sipas pamjeve të siguruara nga Klodiana Lala, brenda rrethimit të shkollës ku ndodhet kjo KZAZ është parë edhe një automjet i parkuar, në kroskotin e të cilit ndodhej një kuletë me një shumë të konsiderueshme parash.

para kzaz

Burime bëjnë me dije se lidhur me incidentin e sotëm janë shoqëruar dy persona, të cilët dhunuan sekretarin Remzi Mehmeti.

Njëri prej tyre, sipas policisë është 26-vjeçari Rei Nozlli, ndërsa indentiteti i personit tjetër nuk është bërë ende i ditur.

Sipas burimeve, Nozlli, vëzhgues i Ornaldo Rakipit, goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme