Një autobus me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut i cili ishte nisur nga Gjermania në drejtim të Strugës, raportohet se këtë mëngjes ka dalë nga autostrada dhe është përplasur pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.
Shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.
Mësohet se autobusi me udhëtarë u përplas në barrierat e autostradës rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Nga kjo përplasje disa prej pasagjerëve kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në pjesën më të madhe.
“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për Neës-TV pasagjeri Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.
© SYRI.ne