Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme pranë një stacion treni në qytetin gjerman të Mynihut.
Stacioni është ndër më të frekuentuarit në qytetin e madh gjerman.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve që po bëhen pranë stacionit Donnersberger Brücke.
Policia tha se po kujdeset për njerëzit, ndërsa shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk dihet.
Deri më tani nuk ka prova për një krim.
Shpërthimi u dëgjua kilometra larg.
© SYRI.net