Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, ka patur një ditë të ngjeshur me takime në Fier, Ballsh, Patos e Roskovec.
Basha u prit me entuziazëm në takimet që pati me banorët, teksa thotë se ndjehet era e ndryshimit.
Më tej ai shkruan se një e nesërme më e mirë po vjen për një Shqipëri më të mirë, që vlerëson njerëzit e ndershëm e punëtorë.
Era e ndryshimit po fryn fort dhe dielli i fitores shkëlqen nga lart teksa një ditë e re plot shpresë dhe besim po vjen për familjet shqiptare, një e nesërme më e mirë dhe një Shqipëri më e drejtë që vlerëson njerëzit e ndershëm dhe punëtorë”, shkruan Basha në Facebook.
© SYRI.net