Foto tmerruese që dëshmojnë se Arkani është gjallë (Foto)

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic i njohur si Arkani është pa dyshim një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani.

 

Vdekja e tij në vitin 2000 ishte shumë e mistershme dhe ende sot mbetet enigmë se si është e mundur që nuk u dhanë asnjëherë detaje për vdekjen e tij, madje edhe vetë bashkëshortja e tij Ceca nuk kishte lejuar që ta shikonte askush trupin e tij të pa jetë, madje as fëmijët.

Shumë teori konspirative bëjnë të dyshohet se ai mund të jetë ende gjallë diku, dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë vetëm një sajesë.

Dyshimet e tepërta i rrisin disa fotografi të realizuara në një nga koncertet e këngëtares Ceca, të mbajtur në “Top Hill” në Budvë të Malit të Zi, me datë 14 gusht të këtij viti, të cilat shfaqin një person i cili në dukje ngjason tmerrësisht me kriminelin e njohur.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet qartë se një nga personat e pranishëm ngjason aq shumë me të, sa që cilësohet si sozia e Arkanit.

Pak metra larg atij burrit e pranishme ka qenë edhe vajza e këngëtares Ceca, Anastasija Razhnjatovic, gjë që ngrit edhe më tepër dyshimet se Arkani mund të jetë ende gjallë larg syrit të mediave, por gjithnjë afër familjarëve në mënyrë diskrete.

Teoritë konspirative sillen vërdallë, teksa mediat serbe vazhdojnë hulumtimet mbi identitetin e tij, apo mos ndoshta është vetë Arkani?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme