Policia e Korçës po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bulgarec, ku trupi i 78-vjeçarit Gëzim Vija u gjet sot i pajetë brenda banesës dhe me plagë në kokë, mësohen edhe detajet e para rreth dinamikës dhe vetë viktimës.
“Panorama” ka siguruar edhe foton e viktimës, i cili është baba i katër fëmijëve dhe prej më shumë se dy dekadash jetonte i vetëm.
Hetuesit po ndjekin linjën e dy pistave; aksident pas rënies dhe goditjes së kokës së të moshuarit dhe një vrasje e mundshme gjatë një konflikti apo tentative grabitjeje. Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se viktima ka një dëmtim në kokë.
Përveç një ngjarjeje me natyrë kriminale, një grabitje e mundshme apo konflikt, nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale, që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen.

Mëgjithatë, policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.
Gëzim Vija, 78 vjeç, i divorcuar dhe që jetonte vetëm prej 25 vitesh, u gjet i pajetë brenda banesës ditën e sotme (2 prill), teksa hetimet për dinamikën dhe shkaqet vijojnë.
Vija ishte baba i katër fëmijëve, dy nga të cilët jetonin në emigracion.
Ekspertët do të dalin me përfundim zyrtar pas ekzaminimeve mjeko-ligjore në morg, teksa po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.



