FOTO/ U qëllua me armë gjahu në pyll nga i afërmi i tij, ky është 36-vjeçari që humbi jetën

Personi në foto është 36-vjeçari Vasil Kamberi, i cili u qëllua me armë gjahu nga i afërmi i tij në pyllin e Tërnovës së Vogël, në Bulqizë.


Vasil Kamberi

36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale F. K., i afërm me viktimën, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së Vasil Kamberit, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme