Rama vazhdon fushatën e vaksinimit të ‘personaliteteve’ që i kanë dhënë shumë Shqipërisë me veprën e tyre. Midis këtyre ‘personaliteteve’ që janë vaksinuar është shoferi i drejtorit të Urgjencës Kombëtare.
Siç shikohet edhe nga vetë fotoja e publikuar nga Mariglen Plesati, ky i fundit është vaksinuar ditën e sotme, duke kaluar çdo radhë, madje duke u vaksinuar edhe më shpejt se vetë bluzat e bardha që janë në vijën e parë të luftës me Covid.