FOTO/ Zbulohet skema e evazionit dhe kontrabandës së karburantit në tre qytete, 15 milionë litra lëndë djegëse e tregtuar jashtë kontrollit fiskal

Një operacion i gjerë i zhvilluar në disa qytete të vendit ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant.


kontrabande nafte karburant sarande (8)

Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit, tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar.

kontrabande nafte karburant sarande (7)

Gjatë kontrolleve, strukturat përkatëse kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara.

Sipas të dhënave, nga verifikimet e kryera në sistemet matëse të furnizimit, rezulton se subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor.

kontrabande nafte karburant sarande (6)Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë zinxhirin kontrabandues, duke përfshirë edhe identifikimin e personave apo zyrtarëve që mund të kenë ndihmuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Pikat e karburantit mësohet se nuk zotëronin licencë për ushtrimin e aktivitetit, çka i përjashton ato nga e drejta për të blerë dhe tregtuar produkte karburanti sipas legjislacionit fiskal.

kontrabande nafte karburant sarande (5)kontrabande nafte karburant sarande (4)kontrabande nafte karburant sarande (3)kontrabande nafte karburant sarande (2)kontrabande nafte karburant sarande (1)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme