FOTO/ Zjarr në katin e parë të një banese private, ja çfarë dyshohet se shkaktoi flakët

Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.


Zjarri i rënë në katin e parë të një banese private në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit,  që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A.Merko.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme