FOTO+EMRI/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në mes të Athinës, pjesë e një organizate kriminale! Në 2022 ka qenë i arrestuar


Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku një burrë u gjet i vrarë pas një episodi me të shtëna armësh.

Sipas mediave greke, viktima është 47-vjeçari shqiptar, i njohur me emrin Bashimi ose Artur Turabi.

Ai u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.

Turabi ishte i njohur për autoritetet dhe kishte precedentë penalë. Në vitin 2022 ai ishte arrestuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, e cila kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe mjeku ligjor, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij ekzekutimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme