Fotografi të rralla nga Kosova të bëra gjatë vitit 1910 (Foto)

Më poshtë mund ti shihni disa fotografi të rralla nga vende të ndryshme të Kosovës të bëra nga gazetari dhe shkencëtari gjerman gjatë vitit 1910, përderisa po qëndronte në Kosovë, transmeton gazetametro.net

Ernst Jek, ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore.

Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke.

Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër.

Tuneli afër Kaçanikut, 1910  

Ura mbi lumin Drin, e ndërtuar në shekullin e 15. Viti i relizimit të fotografisë 1910.

Gjatë ekspeditës ushtarake, Jek shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër. Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup.

“Burrat që më shoqëruan nga Prizreni nëpër luginën e Drinit, në të majtë dhe në të djathtë janë ushtarë, para është mbajtësi i kalit tim, prapa pemës është Nicola dhe pranë tij biri i një turku turk, si dhe dy shqiptarë që na u bashkuan në rrugë” 1910.

Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për New Commonwealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq.

Fëmijët shqiptar duke luajtur afër lumit Bistrica, 1910

Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke), Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish. Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohet këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme