Fotografitë nga Droni që shfaqin pabarazinë e tmerrshme në Afrikën e Jugut

Për afër 50 vite shtypje sistematike raciale dhe ndarje ka kapluar Afrikën e Jugut, transmeton koha.net.

Derisa ligji për ndarje në vitet e 90-ta u hoq, ndarja vetëm se kishte lënë gjurmë në arkitekturën e vendit.
Rrugët, lumenjtë dhe fushat janë ndarë për njerëzit në baza racore, transmeton koha.net.

Fotografi Johnny Miller ka kapur këtë ndarje nga droni, duke zbuluar pabarazinë që është në Afrikën e Jugut.
Kjo ndarje i ka ofruar qeverisë mundësinë për të reduktuar edukimin, vendet e mira të punës e burimet e qytetit për komunitetin me ngjyrë, duke çuar në ndarje ekstreme të pasurisë.
Njerëzve me ngjyrë i janë mohuar të drejtat në këtë shtet për qindra vite, duke filluar nga 1948 ku racizmi ka qenë i mbrojtur me ligj.

Ligji Aparteid solli etiketimin në mes të njerëzve dhe dallimin e të tjerëve nga të bardhët, dhe nga vendet prej ku vinin.
Njerëzi e zi vinin nga Cape lindore dhe flasin Xhosa, derisa njerëzit të racës meleze, të quajtur “me ngjyrë” kanë prejardhjen nga Indonezia dhe Madagastari.

Për shumë vite, njerëzit me ngjyrë me forcë janë detyruar që të zhvendosur nga shtëpitë e tyre për në zona rurale dhe zona të varfra.
Aparteidi nuk është më ligj, por për 50 vite ishte, e që ka shtyrë shumë vendas me ngjyrë që ende të jetojnë të pjesë të varfra, e të thata jashtë qytetit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme