FOTOLAJM/ Aksidenti ku mbetën të plagosura nënë e bijë, pamje nga vendngjarja! Makina e së resë bie në kanal nga disa metra lartësi

Makina në foto është mjeti i 27-vjeçares e cila mbeti e plagosur së bashku me nënën e saj dhe përfunduan në spital.


aksidenti 27 vjecarja (2)

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka rënë nga disa metra lartësi nga rruga kryesore në aksin “Pogradec-Korçë”, në  kanalin e një ure të vogël.

aksidenti 27 vjecarja (1)

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti është dëmtuar shtetasja me iniciale D. M., dhe nëna e saj, e cila ishte pasagjere në mjet.

27-vjeçarja duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Screenshot 2025-04-21 175051-logo

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme