FOTOLAJM/ Dera e makinës me gjurmë plumbash dhe xhami i bërë copash, pamje nga mjeti ku u ekzekutua 33-vjeçari Ramazan Mataj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj është ekzekutuar me breshëri plumbash në mjetin e tij kur ka qenë duke shkuar në shtëpi.


Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë mjetin e përdorur nga viktima, ku në derën e makinës duken gjurmë plumbash, ndërsa xhami është bërë copash.

Dragoç, Ramazan Mataj (1)

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është qëlluar me automatik kallashnikov duke mbetur i vdekur në vend.

Autorët dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e të riut gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshtatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

ramazan mataj makina (1)DËSHMIA E FQINJËVE

Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri.

Pas verifikimeve nga policia, turpi i të ndjerit është transportuar me ambulancë drejt morgut spitalit të Shkodrës.

dragov mataj

DËSHMIA E BABAIT TË VIKTIMËS

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pasi i biri u gjet i vrarë në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik.

“Për herë të fundit folëm në orën 22:00 dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur,” tha ai.

Fatmir Mataj: Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe më shumë vështirësi.

Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë, sipas policisë, është zbuluar rreth orës 7:15 të ditës së sotme, 5 janar.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili ka humbur jetën në vend. Ai më pas është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë.

Burime bëjnë me dije se në pyetje janë marrë edhe pesona të tjerë të afërm me viktimën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme