FOTOLAJM/ Izraeli hedh 1 mijë bomba mbi Rripin e Gazës

Izraeli përshkallëzoi sulmet mbi Rripin e Gazës gjatë natës, duke hedhur më shumë se 1 mijë bomba. Ushtria e Izraelit tha se objektivi ishin tunelet e Hamasit.

Por pati tension dhe panik mbrëmjen e kaluar, kur u tha se trupat tokësore të Izraelit kanë hyrë në Gaza. Më vonë, një zëdhënës i ushtrisë e tërhoqi këtë deklaratë.

Megjithatë mijëra trupa izraelitë janë vendosur përgjatë kufirit.

Nga ana tjetër, përplasjet në rrugë mes arabëve dhe hebrenjve vazhduan në qytetin e Lodit. Hamasi po ashtu ka hedhur qindra raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit. Disa raketa u hodhën edhe nga Libani.

Për momentin thirrjet për armëpushim nuk kanë gjetur mbështetje.

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme