Protestuesit u mblodhën për të 6-tën ditë me radhë në tubim për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Ata treguan edhe njëherë se dhunën e ka provokuar policia, sikundër ndodhi një ditë më parë kur turma paqësore u sulmua direkt me gaz lotsjellës dhe ujë.
Edhe sot megjithatë, policia kishte nisur kontrollet e rrepta ndaj të rinjve kudo në Tiranë.
Protuestuesit u mblodhën para kryeministrisë dhe më pas u zhvendosën te Ministria e Brendshme. Protestuesit thërrisnin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”.